Të fundit

Hoti përball tre zyrtarëve të lartë shtetërorë: Nuk e di se si po vazhdoni të qëndroni në pozita!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmetin dhe Auditorin e Përgjithshëm, Vlora Spanca, për mos veprime rreth krizës në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Hoti ka thënë se dhjetëra miliona euro kanë humbur si pasojë e mos emërimit të Bordit të Trustit.

Gjatë një mbledhje të Komisionit për Buxhet të Kuvendit të Kosovës të premten, ai ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për çështjen e mos emërimit të bordit, i cili ka dërguar në një krizë brenda Fondit të Kursimeve Pensionale.

“Kur do të zgjedhet bordi i ri? Këto janë të rëndësishme. Është e rëndësishme çfarë po ndodh më këto mjete? A jeni duke punu? A jeni duke komuniku me njëri-tjetrin? Kjo është e rëndësishme. Ju të tre nuk e di se si do të vazhdoni të qëndroni në pozitat tuaja! Arsyet na i tregoni tash dhe kjo punë nuk duhet të mbarojë me kaq. Nuk mund të mbaroj me kaq kur dhjetëra miliona euro kanë humbur shkaku i mosveprimeve tuaja”, ka thënë deputeti Hoti.

Përball tij, në Komisionin për Buxhet dhe Financa janë ftuar për raportim tre zyrtarët e lartë shtetërorë: ministri i Financave, Hekuran Murati, Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmetin dhe Auditorin e Përgjithshëm, Vlora Spanca, për mos veprime rreth krizës në Fondin e Kursimeve Pensionale

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci