Të fundit

Kryeprokurori Smith përmend “ndikimin e ish-njerëzve të ShIK-ut mbi policinë”

Prokuroria e Specializuar ka vlerësuar se Kadri Veseli, i akuzuar për krime lufte, duhet të vazhdojë të mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Në një përgjigje ndaj garancisë së paraqitur nga Policia e Kosovës për lirimin e katër ish-eprorëve të UÇK-së, Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith përmend raportimet e mediave mbi kontrollin e ish-njerëzve të Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.

Arsyetimi i Prokurorisë së Specializuar kundër garancisë për lirimin e Veselit, Thaçit dhe të tjerëve, i publikuar në formë të redaktuar të martën, vlerëson se ende “mbetet i nevojshëm” mbajtja në paraburgim e të dyshuarve.

“Sipas informacioneve të raportuara në [REDAKTUAR]. Mediat raportuan gjithashtu ndikimin e ish-anëtarëve të SHIK-ut mbi PK-në [Policinë e Kosovës]”, thuhet në vlerësimin e Prokurorisë së Hagës.

Tutje Prokuroria Speciale përmend se Policia ka ofruar monitorim 24/7 për të akuzuarit me një zyrtar policor para derës së shtëpive të të akuzuarve, por që sipas tyre personeli është i pamjaftueshëm për arrest shtëpiak të personave të tillë me ndikim në Kosovë siç janë Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi.

Në përgjigjen e prokurorisë para trupit gjykues është përfshirë edhe një fotografi e ish-presidentit Hashim Thaçi me ish-drejtorin e policisë Rashit Qalaj e Shpend Maxhuni si dhe me zyrtarët e PDK-së, Abelard Tahiri e Bedri Hamza.

Siç kishte raportuar Gazeta Insajderi rreth dy vjet më parë, një grup i madh njerëzish në poste udhëheqëse të Policisë së Kosovë ndërlidhen me një emër të fuqishëm të politikës: Elmi Reçicën, deputetin e fuqishëm të PDK-së dhe ish-numrin 2 të ShIK-ut.

Sipar raportimit të mediumit, në të cilin është bazuar Kryeprokurori Smith, ata janë emëruar në pozita drejtuese në kohën e qeverisjes së PAN-it, koalicion që udhëhiqej nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë qeverisjes së PAN-it, në Policinë e Kosovës ndodhën ndryshime të mëdha në udhëheqësin e këtij institucioni, përfshirë emërimi në krye të policisë i Rashit Qalajt, mikut të ngushtë i politikanit të fuqishëm të PDK-së, Elmi Reçicës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci