Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është shprehur i dëshpëruar me barazimin e Kosovës ndaj Andorrës.
Kosova sot barazoi 1-1 në ndeshjen ndaj Andorrës, kurse Zhegrova deklaroi se është dashur t’i marrin tre pikë në “Fadil Vokrri”, transmeton Paparaci.
“Të gjithë jemi të dëshpëruar dhe të mërzitur pasi kemi dashur ta fitojmë këtë ndeshje, por nga fillimi e kemi nisur me neglizhencë. Kështu nuk mund të arrijmë të kualifikohemi nëse vazhdojmë kështu”, tha ai në një intervistë pas ndeshjes dëshpëruese që vlen për kualifikimet në Euro 2024.
“Shpresat nuk kanë vdekur dhe duhet të kemi më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme”, theksoi ai.
