Të fundit

Ish-luftëtari që stërviti bashkë me Adem Jasharin, tregon për karakterin e komandantit legjendar

Luftëtari Faton Gajtani, në emisionin Frontal ka folur për karakterin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, të cilin e njohu personalisht, sepse bashkë kishin kryer ushtrimet e para ushtarake në Tiranë.

Gajtani tha se Adem Jashari ka qenë njeri gazmor, jo i mrrolur siç flitet për të. Gajtani tha se me Adem Jasharin kanë kënduar e vallëzuar me raste.

“Përveç fizikut, ka qenë njeri gazmor. Shpesh kur flitet për Adem Jasharin, flitet për një hero sikur ishte i mrrolur. Ka qenë gazmor në fakt, korpulent, shoqërues, kemi vallëzuar e kënduar mbrëmjeve”, është shprehur Gajtani.

Tutje, Gajtani foli edhe për grupin e Drenicës, pjesë e së cilit ishin Ilaz Kodra, Murat Jashari e të tjerë.

“Ka qenë normal, por veprat i ka pasur pak më ndryshe se të tjerët. Grupi i Drenicës ishte pak më i organizuar sesa ne”, tha Gajtani.

“Adem Jashari, Murat Jashari, Sahit Jashari, Adem Dërguti… Ilaz Kodra, i cili me grupin e Drenicës, është dalluar”, shtoi Gajtani

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci