Të fundit

Konfiskohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara, vetura e telefonë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, ka arritur të siguroj prova se të dyshuarit A.L., dhe V.F., janë duke sjellë para të metalit të falsifikuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Në njoftim thuhet se në bazë të kësaj është përgatitur një plan operativ, i quajtur “Taksisti 2023”, dhe gjatë realizimit të këtij plani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik është parandaluar sjellja e parave në vendin tonë.

Gjatë realizimit të planit, Policia e Kosovës ka konfiskuar 50 paketime me 10 mijë euro para të falsifikuara me bankënota me nga dy euro, dhe 600 euro të tjera me bankënota 2 euro, gjithashtu të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit, në kuadër të këtij plani janë bastisur dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit.

Gjatë bastisjes janë konfiskuar përkohësisht:

• Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) Euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) Euro, që dyshohet
të jenë të falsifikuara,
• Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,
• Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),
• Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),
• Një Telefon mobil SAMSUNG,
• Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.),

Nga hetimet dhe dëshmitë e siguruara dyshohet se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Të dyshuarit A.L. dhe V.F. janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci