Të fundit

Abazoviqi në LDK, e pret Abdixhiku: Biseduam për zhvillimet e fundit politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, ka bërë të ditur Abdixhiku, kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike të të dyja vendeve.

“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”, thuhet në fund.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci