Të fundit

Gjoba 20 mijë euroshe, “hakmerret” PSD-ja: Nesër dorëzon padi ndaj një agjencie shtetërore

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e ka dënuar Partinë Socialdemokrate (PSD) me një shumë prej 20 mijë eurove, transmeton Paparaci.

Shkak ishte bërë një aksion i PSD-së para Qeverisë së Kosovës, e sipas AIP-it, aty ka pasur “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”.

Gjoba ishte shqiptuar për rastin kur PSD-ja shpalosi në oborrin e Qeverisë peticionin e vitit 2015 kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, me 205 mijë nënshkrime të qytetarëve.

PSD-ja e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim, duke e akuzuar AIP-in si një agjenci të kapur prej Qeverisë Kurti.

Për më tepër, PSD-ja ka njoftuar se nesër do të dorëzojë padi ndaj AIP-it në Gjykatën e Prishtinës.

“Nesër, me datën 18 prill (e martë), nga ora 11:00, PSD do të dorëzoj padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PSD-së, dërguar mediave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci