Të fundit

Arrestohen dy kosovarë në Durrës, tentuan të kalonin kufirin ilegalisht

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka prangosur dy shtetas të Kosovës, pasi të njejtit tentuan të kalonin kufirin përmes portit të Durrësit, me dokumente të falsifikuara.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’ dhe ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, shtetasit: A. K., 46-vjeçe dhe E. K., 22-vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në cilësinë e provës materiale njoftohet se janë sekuestrur edhe dy karta identiteti dhe dy leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci