Të fundit

Tritoli në derën e banesës së babait të vëllezërve Duka, gazetari Artan Hoxha tregon pse ndodhi ngjarja

Gazetari Artan Hoxha thotë se tritoli në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka në zonën e Freskut në kryeqytet, ka qenë një mesazh kërcënues.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Artan Hoxha u shpreh se ky mesazh kërcënues mund të jetë bërë nga persona të njohur apo të afërt të Ervis Martinaj, pas sagës së konflikteve që ka pasur mes dy grupeve.

“Ata e kanë vendosur eksplozivin aty thjesht për të përcjellë sipas meje një lloj mesazhi sigurisht kërcënues, për të treguar që ata janë gjallë dhe ata kanë ende, kur them ata, them njerëzit që kanë mbijetuar nga gjithë kalvari i përplasjeve. Bëhet fjalë, gjithmonë dyshimet janë që ka ardhur nga të afërm apo të njohur apo pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Në këto momente, njëri nga vëllezërit Duka, Leonard Duka, u arrestua në Bruksel dhe arrestimi i tij atje u shoqërua me bujë.”, tha Hoxha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci