Të fundit

Sveçla nga veriu një ditë para zgjedhjeve: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar sot në veri të Kosovës.

Në një fotografi që ka postuar nga atje, Sveçla ka thënë se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”.

Sveçla ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe deputeti i LVV-së, Armend Muja.

Nesër në katër komunat veriore të vendit pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat janë bojkotuar nga Lista Serbe.

Gjatë ditës, Sveçla ka thënë se qytetarët e komunitetit serb ende vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presion nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

Pasi të dielën mbahen zgjedhjet në 4 komunat veriore, Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim, me ç’rast ka deklaruar se në këtë mënyrë presidenti Vuçiq, do e marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.

Sveçla ka shkruar se qëllimet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës më së shumti kanë rënduar mbi qytetarët e komunitetit serb.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci