Të fundit

Ministri rus i mbrojtjes: SHBA po provokon një përplasje ushtarake me Rusinë dhe Kinën

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ka deklaruar se konflikti në Ukrainë tregoi se SHBA dhe aleatët e tij po provokojnë përfshirjen e vendeve të tjera në një konfrontim ushtarak me Moskën dhe Pekinin.

Këto deklarata, Shoigu i dha në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Sipas tij Uashingtoni dhe bashkëpunëtorët e tij po zbatojnë planin e tyre strategjik, i cili konsiston në provokimin e vendeve të tjera në një konfrontim ushtarak.

“Qëllimi i tij i vërtetë është të shkaktojë një disfatë strategjike ndaj Rusisë, të krijojë një kërcënim për Kinën dhe të ruajë pozicionin e tij monopol në botë”, tha më tej ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci