Nga sot deri më datë 10 maj, trafikut urban dhe automjeteve taxi do t’u ndalohet qarkullimi në sheshin Xhorxh Bush.
Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, të lëshuar nga Trafiku Urban i Prishtinës, ku thuhet se kjo do të ndodhë për shkak të mbajtjes së panairit promocion turistik Max Fest 2023.
“Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga data 04 Maj deri më 10 Maj 2023, për shkak të mbajtjes së panairit promocion turistik Max Fest 2023 do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush”. Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll” sipas sqarimeve të poshtë shënuara”, thuhet në njoftim.
