Të fundit

Lushi del me propozim për qeverinë dhe kuvendin: Gjykata Speciale të bartet nga Haga në Kosovë

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në ShBA, Uk Lushi, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që ta përgatisë një projektligji që do të miratohej nga Kuvendi, për bartjen e Dhomave të Specializuara nga Haga në Prishtinë, brenda tri viteve.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara duhet të bëhen gjykatë shtetërore kundër Krimeve të Luftës, raporton Paparaci.

Ai shprehet se “shteti i Kosovës duhet të lejojë një periudhë deri më 2026 për gjyqtarët e huaj që duan të vazhdojnë punën por puna të bëhet në Kosovë”.

“Deri më 2028 të gjithë prokurorët, gjykatësit dhe personeli tjetër duhet të jenë të Kosovës, pa asnjë shtetas të huaj. Kjo Gjykatë e Kosovës duhet të zgjerojë fushëveprimin dhe të fillojë hetimet, mbledhjen e evidencës dhe ngritjen e aktakuzave për krime lufte për të gjithë që kanë bërë krime, përfshirë serbët”, shkroi ai në Facebook.

“Nëse Kosova nuk lëviz, të huajt nuk do të kryejnë punët e Kosovës dhe kriminelët, sidomos ata serbë, do të mbesin të pandëshkuar. Drejtësia nuk do të bëhet pa e bërë Kosova”, shtoi Lushi.

Për Specialen ka pasur kritika në vazhdimësi, sidomos për mungesë të transparencës.

Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka filluar më 3 prill. Ende nuk dihet se kur mund të përfundojë.

Gjykata Speciale rrjedh nga një raport i Këshillit të Evropës i vitit 2010, i cili ka përmbledhur një varg akuzash kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq e të tjera

Specialja e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci