Të fundit

Deputeti austriak pret zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është vendimtar për qasjen e qëndrueshme të Kosovës dhe Serbisë ndaj Evropës.

Kështu deklaroi eurodeputeti austriak Andreas Shider, i cili shtoi se kjo nënkupton njohje reciproke të dokumenteve zyrtare, përfundimin e bllokadës së Serbisë për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe mbrojtje më të mirë të minoritetit serb në Kosovë.

“I bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë obligimet e marra nga dialogu. Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, në mënyrë që tensionet në terren të mos eskalojnë më tej”, nënvizoi Shider.

Ai theksoi se qëllimi duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke, transmeton Paparaci.

Raportet e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, theksoi ai, tregojnë pamje të ndryshme të përpjekjeve për reforma.

Shider tha se, para së gjithash, në Kosovë mund të shihet përparim vendimtar në rrugën drejt afrimit me Evropën, duke kujtuar liberalizimin e vizave dhe përgatitjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai po ashtu ka vlerësuar se në kohën e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka hyrë në një fazë të stabilitetit politik. Gjithashtu, ai pati kritika për Serbinë “për shkak të rritjes së disponimit politik nacionalist, anti-perëndimor”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci