Të fundit

Zyrtare, derbi Gjilani-Drita luhet pa tifozë

Derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i cili zhvillohet të dielën do të luhet pa praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejori gjeneral i Gjilanit, Drilon Sylejmani.

Ai ka thënë se policia e Kosovës nuk ka marr përgjegjësi për të ofruar siguri në këtë ndeshje.

“U takuam me Policinë e Kosovës dhe ata nuk ofruan siguri për këtë ndeshje për shkak se stadiumi i qytetit nuk i ofron kushtet elementare për tifozët. Si rrjedhojë, në stadium do të lejohen vetëm personat zyrtar të dy klubeve”, tha Sylejmani për KosovaPress.

Kjo ndeshje është me rëndësi jetike për të dy skuadrat. Derisa Drita po lufton për titull të kampionit, Gilani po kërkon vendin e tretë që dërgon në garat evropiane.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci