Të fundit

A mori Fatmir Haklaj hak për Ilir Konushevcin, flet Ajeti dhe përmend Zahir Pajazitin

Një nga luftëtarët e parë të UÇK-së, Avni Ajeti, i është përgjigjur sonte zërave se Fatmir Haklaj ka marrë hak për vrasjen e heroit Ilir Konushevci dhe Hazir Malës në Tropë, duke i vrarë disa persona.

Ai tha se kështu flitet, teksa shtoi se pas vrasjes së Konushevcit nuk ka qëndruar as 10 ditë në Tiranë.

“Kështu flitet, që ndërlidhjen e ka bërë në këtë formë. Unë për vete, pas vrasjes së Ilir, as 10 ditë nuk kemi qëndruar në Tiranë. Kemi ardhur në Kosovë me armatimin më të madh që është sjellë aty”, shpjegoi Ajeti, në një intervistë të dhënë për T7.

Po ashtu, ai tregoi se kontakti me Haklajn është marrë nga Gjakova, transmeton Paparaci.

“Kontakti me Fatmirin është marrë nga Gjakova. Fatmir Haklaj në këtë pikë me neve ka qenë korrekt. Ju kemi drejtuar dhe i kemi kallëzuar hallin tonë. Tip fjalë pak, i qetë, jo me dhënë fjalë shumë. Por gjithmonë ato fjalë që i ka thënë, i ka mbajt. Ka filluar grumbullimin e armatimit. Kemi bashkëpunuar edhe me njerëz, jo vetëm me të. Këto vrasje nuk i di. Fatkeqësi që kanë ndodhur ashtu. Ku me dit ku e kanë prekur njeriun”.

Gjatë intervistës së tij, Ajeti u ndal pak edhe te komandanti i UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Sipas tij, figura e Pajazitit duhet të vihet në pah më shumë para qytetarëve të Kosovës. Shtoi se figura e tij po ashtu është e nënvlerësuar.

“Populli e vlerëson dhe e di kontributin e Zahirit dhe të tjerëve për luftë. Krejt nga këto organizata që kanë tentuar deri në një kryengritje dhe në një moment të caktuar janë dekonspiruar dhe janë burgosur, promotori ka qenë Zahiri. Rreth këtij djali ofrohen do djem që asnjë qëllim tjetër nuk kanë përpos organizimin e luftës dhe rezistencës së armatosur”, shtoi ai.

Ai sqaroi se nuk është e vërtetë që një pjesë e LDK-së kanë dërguar ushtarët e parë në Shqipëri për stërvitje ushtarake. Prandaj, shumë gjëra që thuhen për ditët e para të organizimit ushtarak të shqiptarëve të Kosovës janë të pavërteta, vijoi Ajeti.

“Ato stërvitje, qysh e kam ndi nga vet Zahiri, kanë qenë të dështuara. E di prej atyre që kanë qenë atje, shumë nuk janë realizuar. Disa me letër po e bëjnë luftën më të mirë se tonën”, tha ai të martën mbrëma.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci