Përveç punëve të shumta që bën në Komunën e Prishtinës, drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave Krenar Xhaferi shpeshherë ia thotë edhe këngës.
Së fundmi ai ka publikuar edhe një video në rrjetin e tij social në Facebook, duke i kënduar dashurisë.
Në një prej emisioneve, ai ka interpretuar këngën “Era”, të grupit Gjurmët.
Dy drejtorët e komunës së Prishtinës, Krenar Xhaferi dhe Florian Dushi, konsiderohen si motori i komunës me punët e shumta që bëjnë.
