Të fundit

Bajrami tregon kushtin e opozitës për t’ia votuar VV-së marrëveshjet ndërkombëtare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur në emër të subjektit politik që e përfaqëson dhe opozitës në përgjithësi lidhur me kushtin e tyre për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Bajrami ka thënë se kushti për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare është zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave në vlerë prej 37.5 milionë euro, shkruan Paparaci.com.

Bajrami ka thënë se qindra projekte kapitale nëpër komuna janë bllokuar si shkak i kësaj.

Ky është statusi i saj:

Nesër Kuvendi i Kosovës ka seancë plenare, në rend dite janë 30 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e tyre edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

LDK/opozita ka një kusht të vetëm për votimin e këtyre marrëveshjeve: zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, 37.5 milionë euro. Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t’i zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës.

Kush i ka fajet?

Qindra projekte kapitale nëpër komuna nuk mund as të inicohen për shkak të kësaj bllokade, jemi në fund të Majit, humbje e madhe për qytetarët e vendit. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci