Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do të presë në takim shkrimtarin Ismail Kadare.
Në njoftimin e presidencës thuhet se gjatë takimit, Osmani do ta dekorojë Kadaren me urdhrin “Hasan Prishtina”.
Takimi do të fillojë nga ora 14:15 në Kabinetin e Presidentes, ku mund të marrin pjesë edhe mediat, që duhet të jenë të pranishëm më së voni në orën 14:00.
