Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka ndarë në Twitter detaje nga takimi i djeshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku është diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Lajçak ka thënë se kanë pasur një diskutim të gjatë me Vuçiq lidhur me “situatën komplekse të serbëve në Kosovë”, përcjell Paparaci.com.
“Në Beograd, Escobar dhe unë kishim një diskutim të gjatë me presidentin Vuçiq lidhur me situatën komplekse të serbëve në Kosovë.”, tha Lajçak.
Ai tha se dhuna nuk është e pranueshme, derisa të dy bashkë vlerësuan gatishmërinë e Vuçiqit për zgjidhje politike të situatës së krijuar.
“Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe një zgjidhje politike për krizën aktuale është e nevojshme urgjentisht. Ne vlerësuam gatishmërinë e tij t’i kontribuoj asaj”, tha Lajçak. /Paparaci.com/
In Belgrade, 🇺🇸 DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023
