Të fundit

Vuçiq paralajmëron zgjedhje në Serbi: Pushteti nuk merret me dhunë e as nga rruga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjasat që Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, janë të mëdha. Ai ka thënë se pyetja tani është se kur do të mbahen ato.

“Do të vazhdojmë të presim edhe pak për disa biseda me disa njerë, megjithatë është e qartë se ata po presin diçka tjetër. Nuk do të ndodh asnjëherë që dikush ta marr pushtetin nga rruga dhe me dhunë. Ato kohëra i përkasin të kaluarës”, ka thënë Vuçiq.

Tashmë kryeminsitrja serbe, Ana Bërnabiq është shprehur e gatshme që ta paraqes dorëheqjen e saj.

Vuçiq ka thënë se përderisa ai është president, nuk do të ketë qeveri të përkohshme në qeveri.

Presidenti serb po përballet me protesta masive.

Dhjetëra mijëra qytetarë po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe presidentit Vuçiq, pas tragjedivë që ndodhën së fundmi, me rastin e një sulmi të armatosur në një shkollë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci