Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka folur rreth draft statutit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që ua ka dërguar presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.
Lekaj në Edicionin Special në Klan Kosova e ka kritikuar ashpër qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.
“Nëse ti nuk i mbikëqyrë apo nuk je i zoti i shtëpisë tënde që t’i të veprosh dhe nëse shtëpinë dikë tjetër e lë ta menaxhojë shtëpinë tënde atëherë vaj halli për kryeministrin tonë”, tha Lekaj.
