Të fundit

“Kurti u fut në sandviç”, Bushati: Sot hymë në fazën e fundit Rama-Vuçiq për të zhdukur çdo lider të Kosovës

Analisti Andi Bushati tha se sot kemi hyrë në fazën e fundit Rama-Vuçiq për të zhdukur çdo lider të Kosovës.

Sipas tij, dëshira e të dyve për të pasur influencë, ka futur Albin Kurtin në një pozicion aspak të lehtë, vetëm e vetëm për të treguar Rama dhe Vuçiq që janë dy liderët e fortë të Ballkanit Perëndimor.

“Albin Kurti është futur sandviç mes dy njerëzve që kanë plan herë të ndajnë Kosovën e herë të bëjnë Ballkan të Hapur, jo sepse kanë parime, por sepse duan të tregojnë që ne të dy jemi njerëzit që vendosim për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjën e për të tjerë, pra ne jemi dy liderët e fortë të Ballkanit”, tha ai për Euronews Albania.

“Po të shohësh të gjitha lëvizjet janë të dakorduara. Bën një hap Vuçiq, hedh dy hapa Rama, kjo ka ndodhur dhe sot dhe aq më tepër me asociacionin. Pra, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë del dhe paraqitet me plan për asociacion. Marrëveshja me 12 pika për normalizim ka shumë pika të tjera. E vetmja pikë që i intereson Vuçiqit është pikërisht kjo, asociacioni dhe Rama mbështetjen e jep pikërisht te kjo pikë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci