Të fundit

Nuk deklaroi pasurinë brenda afatit ligjor, gjobitet zyrtari publik në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.K. i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) €.

I pandehuri akuzohet se më 1 mars deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurve, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, në atë mënyrë që nuk ka bërë deklarimin e rregullt vjetor brenda afatit për paraqitjen e deklaratës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci