Të fundit

“E kam ndjenjën se do të kualifikohemi” – i biri i legjendës rumune flet për ndeshjen me Kosovën

I rikthyer nga lëndimi, Ianis Hagi, i biri i legjendës rumune, Gheorghe Hadi është shprehur optimist dhe i fokusuar për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

24-vjeçari shprehet i lumtur me rikthimin e tij për ta ndihmuar kombëtaren, teksa është i fokusuar për përballjen me Kosovën dhe ecurinë e mirë që ka Rumania në dy ndeshjet e para kualifikuese.

“Ne duhet të fokusohemi për lojën e parë, atë kundër Kosovës dhe për përgatitjet që i kemi bërë deri tash. Për ta arritur kualifikimin në Evropian, është e qartë se duhet t’i luajmë mirë 10 ndeshje. Kështu që, shpresojmë që ta mbyllim qershorin në mënyrë të njëjtë siç bëmë në mars. Do të ishte e jashtëzakonshme nëse kualifikohemi, e kam atë ndjenjë”, ka thënë fillimisht mesfushori rumun për “FRF TV”, transmeton Paparaci.

Ecuria e mirë që ka Rumania në Grupin I është motivim për skuadrën, ka deklaruar Hagi.

“Nëse arrijmë t’i fitojmë dy ndeshje në qershor, është e qartë se do të jemi atje lart dhe me më shumë gjasa për kualifikim. Por, nuk do të jetë në rregull të flasim për kualifikimin për momentin. I kemi marrë 6 pikë nga 6 të mundshme në mars dhe kjo na rrit moralin për ndeshjet e qershorit”, tha ai.

Skuadra e Rumanisë ka arritur në Kosovë, teksa ndeshja do të zhvillohet të premten.

Kosova ndodhet në pozitën e tretë në Grupin I, ndërsa rumunët janë një vend më lart me katër pikë më shumë.

Ndeshja mes Kosovës e Rumanisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci