Të fundit

Abdixhiku mirëpritet nga ambasadori italian, flet për vendimet e “pakoordinuara” të qeverisë në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është mirëpritur në drekë pune nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Sipas LDK-së, gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në vend me theks të veçantë situatën në veri si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme.
Në njoftim thuhet se Abdixhiku ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë për të normalizuar situatën, por “edhe për përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës për vendimet e pakoordinuara në veri”.
“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij dhe të LDK-së si dhe falënderoi shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situatën e krijuar. Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci