Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, bashkë me Kolonel Hilmi Pacolli, Avni Tahiri dhe Eset Xhata, kanë vizituar sot familjarët e policëve të tre policëve që janë rrëmbyer nga forcat serbe.
Në komunikatën e sindikatës thuhet se kryetari i sindikatës u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës.
“Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer”, thuhet në komunikatë.
Ai ka kërkuar që urgjentisht të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit.
Kurse, familjarët e zyrtarëve policor u shprehën falënderues për vizitën dhe kujdesin e treguar nga Sindikata e PK-së.
