Të fundit

Protestuesit ua morën gazetarëve një telefon e një kamerë, detaje se çfarë ndodhi dje në Leposaviq

Dje në komunën e Leposaviqit, protestuesit e dhunshëm kanë sulmuar në mënyrë brutale gazetarët kosovarë që po raporton në atë pjesë të vendit. 

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me zhvillimet kriminale të djeshme në Leposaviq. Përveç kësaj, policia e Kosovës ka njoftuar se një femër kosovare ka njoftuar policinë se ishte sulmuar nga tre persona të panjohur në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, përcjell Paparaci.com.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur. Të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. Rasti në hetime.”, tregon policia.

Më tutje, policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Leposaviq i cili dyshohet për sulm ndaj gazetarëve.

“Lidhur me rastin me datë 16.06.2023 rreth orës 17:30, njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb kosovar. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar dhe lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thotë policia.

Sa i përket sulmit ndaj gazetarëve, policia ka njoftuar se 9 persona kanë pësuar lëndime nga grupi i protestuesve të dhunshëm.

Të dyshuarit protestues kanë marrë një telefon celular dhe një kamerë të RTK-së.

“Rruga APJ, Leposaviç 16.06.2023 – 14:24. Nëntë persona (pesë meshkuj dhe katër femra) gazetarë e kameraman janë sulmuar fizikisht nga një grup i protestuesve derisa ishin duke kryer detyrën gjatë vizitës së një ministri të qeverisë në komunën e Leposaviçit. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim nga ekipi mjekësor në stacionin policor në Leposaviç. Njëri nga viktimat dyshohet të ketë lëndime të rënda (frakturë në dorë) dhe i njëjti është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm. Përveç sulmit të dyshuarit kanë marrë nga një gazetare një telefon celular dhe një kamerë të RTK-së. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime të mëtutjeshme.”, thotë policia. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci