Një video-intervistë e Vladimir Putinit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale aq sa ditët e fundit, pas “miniluftës civile” të së shtunës, është bërë virale.
Disa njerëz, si aktivisti ukrainas Igor Sushka, e konsiderojnë përgjigjen e tij një tregues të qartë të asaj që e pret Yevgeny Prigozhinin, liderin e grupit mercernar Wagner, në ditët në vijim.
Kujtojmë se pasi Prigozhin udhëhoqi mercenarët e tij drejt një marshimi në Moskë, i cili të shtunën u duk si fillim i një lufte civile (u vranë edhe disa pilotë të Forcave Ajrore Ruse), kreu i Wagnerit u tërhoq. Shkoi dhe u “strehua” në Bjellorusi.
Siç kanë thënë tashmë disa analistë të sigurisë, Yevgeny Prigozhin duhet të ketë kujdes nga dritaret e hapura në ditët në vijim.
Dhe këtë e dëshmon intervista e lartpërmendur e Putinit.
Në këtë video-intervistë, gazetari e pyet Vladimir Putinin nëse është i prirur të fal tradhtinë e njerëzve rreth tij.
“Po, por jo të gjitha…”, përgjigjet Putin.
“Çfarë nuk mund të falësh?”
“Tradhtinë”, thotë ai.
Sipas komentuesve në rrjetet sociale, nuk ka dyshim se çka e pret Prigozhinin.
“Nuk ka dyshim se çfarë fati e pret shefin e Wagner-it”, tha një komentues në Twitter.
Journalist: “Are you able to forgive?”
Putin: “Yes, but not everything.”
Journalist: “What is impossible to forgive?”
Putin: “Betrayal” pic.twitter.com/6zFmp4CQ0l— Lord Bebo (@MyLordBebo) June 24, 2023
