Të fundit

​Xhemajli kërkon çregjistrimin e Listës Serbe si parti politike në Kosovë

Sekretari i Lëvizjes Popullore e Kosovës, gjatë viteve 1987-1998, Emrush Xhemajli, ka kërkuar nga Zyra që mban Regjistrin e Partive Politike në kuadër të KQZ-së, që të përgatisë dokumentacionin dhe nga organi kompetent të bëhet çregjistrimin e Listës Serbe nga regjistri i partive politike në Republikën e Kosovës.

Sipas tij, çregjistrimi i LS-së duhet të bëhet për shkak se ajo i ka bërë thirrje Serbisë, “që FSK-ja dhe njësitë policore të Republikës së Kosovës të shpallen nga Serbia terroriste”, transmeton Paparaci.

“Lista Serbska është parti parlamentare dhe paguhet nga taksat e ne qytetarëve të shtetit të Kosovës. Për këtë hap që duhet të ndërmerret jam konsultuar me avokatë dhe juristë të njohur. Kjo Listë, me këtë thirrje, qëndrimet dhe praktikën që ndjek e ka humbur të drejtën të jetë pjesë e sistemit politik të shtetit tonë”, shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci