Të fundit

Ministrat e Kosovës nisin nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, që ishin caktuar të nënshkruheshin më 14 qershor, në mbledhjen e dy qeverive, e cila s’ishte mbajtur.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për njohjen e së drejtës për ushtrimin e profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ajo bërë e këtë të ditur në rrjetin social në Instagram, ku publikoi dokumentin dhe shkroi “nënshkruhet”.

Paraprakisht, gjatë së enjtes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se i ka nënshkruar njëanshëm të gjitha marrëveshjet.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë pasur të mbajnë mbledhje të përbashkët në Gjakovë, por kryeministri Edi Rama, e kishte anuluar atë. Rama po qëndron në Kosovë të enjten, ku zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentin Glauk Konjufca.

Ndërsa, kryeministri Kurti nuk është takuar me Ramën, me arsyetimin që takimi duhet të zhvillohej vetëm nëpërmjet dy qeverive.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci