Të fundit

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka shkarkuar nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat dhe ka tejkaluar kompetencat.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.

Ai tha se do të vazhdoj të punoj bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar.

“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci