Të fundit

Fjalimi i plotë i Gërvallës që shkaktoi skandalin më të madh diplomatik

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, duke përfaqësuar Kosovën të shtunën në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, pati kritika dhe sulme goxha të ashpra ndaj Bashkimit Evropian.

Për këtë, ajo nxiti edhe reagimin e diplomatëve ndërkombëtarë. Çfarë thuhet në deklaratat që po konsiderohen problematike nga ana e Gërvallës?

Fillimisht, ajo tha se “ta përfaqësoj një vend që është shumë unik është një detyrë e veçantë për mua”.

“Të gjithë e dini se Kosova është unike me mbështetjen 90% për BE-në dhe NATO-n. Kosova është unike për shkak të rritjes së saj prej 20 vendesh në indeksin e transparencës ndërkombëtare kundër korrupsionit në 2 vitet e fundit. Nga 40% në 2021 deri tani 80% e qytetarëve tanë thonë dhe ndjejnë se jetojnë nën sundimin e ligjit. ne jemi shumë të suksesshëm në luftimin e migracionit të paligjshëm sipas sondazhit të Institucionit të Shteteve të Bashkuara”, tha ajo gjatë fjalës së saj.

Ajo foli edhe për sundimin e ligjit, teksa tregoi se Kosova është në një linjë me Perëndimin.

“Ju nuk mund të dëgjoni shumë për të, por ne po bëjmë më të mirën e punës sonë në ruajtjen e sundimit të ligjit. Ne jemi njëqind për qind në linjë me Perëndimin në lidhje me Ukrainën, ndërkohë që disa nga fqinjët tanë kanë gati 2 vjet që ndihmojnë Rusinë, pa asnjë pasojë nga Bashkimi Evropian”, tha ajo.

Sipas saj, “çështja kryesore e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që ne i bëjmë vetes është a mund të jetë Bashkimi Evropian Bashkimi që garanton sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”.

Vlerësimi im është se BE-ja nuk mundet dhe nuk jam e vetmja që mendoj kështu, ishin fjalët e Gërvallës. Këtu, ajo veçse nisi kritikat e saja ndaj BE-së, për çka prodhoi njëkohësisht edhe skandal diplomatik, raporton Paparaci.

“Të njëjtën gjë tha një nga analistët kryesorë gjermanë vetëm pak ditë më parë. Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ofrojë siguri për arsye më se të dukshme: nuk ka vullnet politik dhe ka shumë përçarje në Bashkimin”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo vazhdoi duke u shprehur se pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër letre kur bëhet fjalë për sigurinë.

“Për shkak se BE-ja e di këtë, ajo përdor vazhdimisht bisedimet e paqes. Por kjo është e rrezikshme. Kjo e ftoi Putinin të përshkallëzohej dhe qetësimi i fundit i BE-së i aktorëve agresivë në rajonin tonë ka ftuar autokratët të përshkallëzojnë më tej situatën, duke testuar Perëndimin dhe ndoshta edhe të shkojnë në luftë”, shtoi ajo.

“Ata vazhdojnë të kërcënojnë shumë herë tani me mbështetjen e plotë të Putinit. Zbutja dhe interesimi i anëtarëve të BE-së po mbyllet, duke mbyllur realitetin. Dhe kjo është shumë e rrezikshme. Ky nuk është një qëndrim i ri i fuqive evropiane perëndimore, por i ngjashëm me atë të viteve 2014, 1939, 1991, 1992, 1999. Nuk ka asnjë histori suksesi të Evropës që përpiqet të parandalojë një luftë. Në dy vitet e fundit, mosbesimi dhe skepticizmi në kapacitetin e diplomacisë së BE-së në Kosovë ka shpërthyer me 30%. Ndërsa në vitin 2021, rreth 50% i thanë qeverisë sonë që të mos bëjë kompromis në lidhje me ASM, në mars 2023 ishte 80%”.

“Ndërsa në vitin 2021 rreth 50% thanë se nuk bënin kompromis me dialogun e lehtësuar nga të rinjtë, në vitin 2023 ishte 84%. Të prodhosh një dinamikë të tillë është fatkeqësi për çdo ndërmjetësim dhe sigurisht që ka alternativa. këtë po them. Ne kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj që përpiqen të gjejnë një mënyrë më të mirë. Ne jemi më shumë për vlerat evropianë, sesa për paratë evropianë. Unë shpresoj se ju do të flisni për këto vlera, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. sepse kjo do të vendosë besimin e konceptit tonë evropian në konkurrencën globale”, përfundoi Gërvalla.

Nga ana tjetër, i dërguari amerikan, Gabriel Escobar tha se ndryshe nga ministrja Gërvalla, mendon se “gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit Perëndimor është ndarë në dy shtigje; njëri me shtetet në NATO që janë shumë më të qëndrueshme, kontribuuese në qëndrueshmërinë rajonale dhe të vendosura në rrugën drejt integrimit evropiane dhe tjetri i atyre që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e të tjerëve në rajon teksa ngecin me sfidat e tyre”.

Ai shtoi se dallimet thelbësore janë se shtetet të cilat janë pjesë e NATO-s dhe që kanë përjetuar zhvillimet më të mëdha, janë ato që kanë tejkaluar sfidat e rivaliteteve etnike. Ato që vazhdojnë të kenë udhëheqje që besojnë se popullizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rrugët përpara, janë ata që po përballen më shumë sfida”.

Edhe i dërguari BE-së, Miroslav Lajçak tha se Bashkimi Evropian është larg të qenit i përkryer por “është më i miri që kemi. Është bashkimi më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një bashkim tjetër në këtë planet, që ka ofruar qëndrueshmëri politike e ekonomike më të mirë. Mendoj se anëtarësimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e bllokut”.

Kritika ndaj fjalimit të Gërvallës pati edhe në Kosovë. Partitë opozitare qenë të ashpra duke hedhur kritika ndaj kryediplomates kosovare.

Fjalimi i ministres Gërvalla u cilësua si i “papërgjegjshëm”, sidomos për deklaratat karshi BE-së./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci