Të fundit

Bëri thirrje për hetim të përgjimeve, Kajtazi i reagon Haxhiut: Duhet të hetoheni ju për tri arsye

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrisës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila sot ka bërë thirrje për hetim të përgjimeve të publikuara ku është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me ish-deputetin nga Lista Serbe, Sllavko Simiq.

Kajtazi përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nuk ka bazë ligjore për me u hetu incizuesi e as publikuesi i bisedave ndërmjet Kusari-Lilës dhe Simiq.

Ai tutje, është shprehur se hetim duhet të zhvillohet ndaj partisë në pushtet për komunikimin me Radoiçiq, i cili është i dyshuar për vrasje dhe në listën e zezë të SHBA-së.

Kajtazi si arsye tjetër për hetim ka përmendur edhe ndërhyrjen në drejtësi të ministres Haxhiu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci