Avokati Ardi Shita nëpërmjet një postimi në Facebook ka ironizuar me pushtetarët lidhur me vendimin e MINT për mbylljen e Klan Kosovës duke iu referuar përgjimeve të publikuara dje nga Nacionale që implikojnë një skandal të blerjes së vajit për rezerva shtetërore, mall ky që nuk ka ardhur në Kosovë prej një viti.
Ai ka thënë se pasi të mbyllen krejt mediat, “mundemi me ble vaj të Polonisë sa t’kemi qef, nuk ka pengon kërkush”.
Shita ka thënë se Klan Kosova nuk mund të mbyllet e madje asnjë medium në Kosovë.
Ky është postimi i tij:
Pasi t’i mbyllim te gjitha mediat, mundemi me ble vaj te Polonise sa t’kemi qef, nuk na pengon kerkush 😁
Bile e blejm, e pagujm edhe me dasht nuk e bijm kurre ne Kosove! Ne ta perdorin polaket vet, ju kemi borxh si popull 😝
Oooooo nuk keni me mbyll as Klanin e as edhe nje medium ne Kosove, harrojeni kete pune! Hajt naten e mire e ju shkoft vikendi si ‘zejtini’
#meklankosoven
