Të fundit

Shtyhet vizita e delegacionit amerikan në Kosovë, Presidenca zbulon arsyen

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka shtyrë vizitën për në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Kështu ka bërë të ditur sot për KosovaPress, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Kupina ka informuar se shtyrja e vizitës së Chollet është bërë për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka bërë të ditur Kupina.

Ndryshe, vizita e këshilltarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet është paralajmëruar të mbahej sot dhe nesër (30, 31 korrik).

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci