Të fundit

Kusari: Rasti i Klanit është sulmi më i madh që i është bërë demokracisë në historinë e re

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se rasti i Klan Kosovës është sulmi më i madh ndaj demokracisë.

“Për mu rasti i Klanit është sulmi më i madh që i është bërë demokracisë në historinë e re dhe brenga nuk është veç për Klan”, tha ajo.

Kusari tentativën për mbylljen e Klanit e ka quajtur “sulm direkt në pluralizëm”.

Ajo tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Komerciale është lajm i mirë, për të cilin duhet të festojë Klan Kosova dhe kolegët tjerë gazetarë.

“Seni i parë që e mendova ke që koka ditë e mirë me festu, për shkak se këta dy muaj, ka qenë periudhë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe profesionalisht. Për shkak se ka pasur shumë zhvillime edhe mu siguru që po e kuptojmë se çka po ndodh. Ka qenë një çështje relativisht e komplikuar ligjërisht, kështu që sot ke fitorja e parë e neve dhe ditë e bukur për lirinë e mediave”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci