Policia e Kosovës ka raportuar se pronari i shtëpisë në Junik, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij.
Ai ka thënë se brenda shtëpisë së tij janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave dhe stoli ari.
Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të mbetet nën hetime.
