Të fundit

Gjinovci paralajmëron Kurtin: “Nuk ka me të ec aq gat sa Hashimit, kështu që kujdes”

Aktivisti Rron Gjinovci i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka kërkuar të premten që punimet për ndërtimin e një rruge që e lidh Prizrenin me Tetovën, të nisin sa më shpejt.

Duke folur gjatë një vizite për përurimin e riemërimit të një rruge më 11 gusht në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se rruga Prizren-Tetovë do ta ndihmonte dukshëm zhvillimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Mirëpo, Gjinovci tha se “rruga Prizren -Tetovë është turbo follk politik”, raporton Paparaci.

Madje, ai thotë se Kurti po shkon kah rruga e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke nënkuptuar kështu për kontekst negativ.

“Arsimin s’e ki kërkah, shëndetësinë kërkah, ti po don me nisë rrugë minimum 200 milion Euro pa kurrfarë studimi mbi leverdinë ekonomike (sepse s’ka). Ti je ka shkon rrugës t’Hashimit haver”, shkroi Gjinovci në Facebook.

“Ama ty nuk ka me të ec aq gat sa Hashimit, kështu që kujdes”, ishte paralajmërimi i Gjinovcit karshi shefit të qeverisë.

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e maqedonase nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Kurti ka deklaruar se pret që edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut “të angazhohet për këtë projekt”, për të cilin tha se ka një studim fizibiliteti.

“Në bazë të llogaritjeve, nuk është ndonjë kosto e lartë, është një kosto e përballueshme. Por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, pasi shkurtohet rruga dhe fitohet koha përfitojnë edhe qytetarët po edhe ekonomia,” thoshte Kurti në fshatin e malësisë së Tetovës, Vicë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci