Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, një veturë e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ka aksidentuar një person që ishte me një trotinet elektrik.
Në raport thuhet se si pasojë e aksidentit, viktima që ishte me trotinet, po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, kurse rasti vazhdon në procedurë hetimore.
