Befasi dhe emra të rinj pritet t’i shtohen listës së Përfaqësueses së Kosovës në futboll në grumbullimin e ardhshëm.
Ftesat nuk do të mungojnë as për futbollistët e Superligës së Kosovës.
Kështu ka paralajmëruar gazetari Driton Latifi, i cili ka takuar të enjten përzgjedhësin Primozh Gliha.
“Me trajnerin aktual te kombetares, Primoz Gliha dhe ish-trajnerin, Edmond Rugova… diskutime te hapura per kombetaren dhe grumbullimin e radhes. Befasi priten, madje edhe me ftesa nga kampionati vendor”, ka thënë Latifi.
Një emër i përfolur për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës nga Superliga e Kosovës është edhe Edvin Kuç, kapiteni i Ballkanit të Suharekës.
Kosova luan kundër Zvicrës më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kurse pas tri ditësh është mysafire e Rumanisë.
