Të fundit

Sylvinho i lumtur me barazimin, falënderon tifozët për mbështetjen

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre në Çeki, teksa ka shtuar se është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Shqipëria arriti të marrë një pikë të vlefshme në Çeki, duke ruajtur pozitën e dytë në Grupin E, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Sylvinho ka mbetur i kënaqur me këtë barazim, ndërsa ka shtuar se ka besim te kjo skuadër.

“Falënderoj tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në Çeki. Jam i lumtur me paraqitjen e skuadrës. Sigurisht se dhoma e zhveshjes është shumë e rëndësishme pasi kemi shumë lojtarë që japin shpirtin në fushë. Ky rezultat është i gjithë atyre që kanë luajtur apo jo. Nedim Bajrami është një futbollist me cilësi fantastike. Kam thënë se goli do të ndodhte, të gjithë sulmuesit kanë bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë përzgjedhësi i kombëtares shqiptare.

Të dielën, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e radhës, ku përball do të ketë Poloninë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci