Të fundit

Policia serbe arreston pjesëtarin e institucioneve të Kosovës, Sveçla: Beogradi urgjentisht ta lirojë

Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka berë të ditur se është arrestuar Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq.

Sveçla është shprehur se Radimiroviq është arrestuar nga policia e Serbisë dhe se bashku më të fejuarën e tij po mbahen në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

Ai tha se ky arrestim vjen vetëm se Nikolla është pjesë e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa, ka kërkuar nga Beogradi që t’i lirojnë urgjentisht dhe të ndalojnë presionet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci