Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për ndihmën e familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kjo bëhet për të treguar solidaritetin e vazhdueshëm me tërmetin vdekjeprurës në Turqi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se një gjë e tillë është planifikuar të bëhet në Bruksel gjatë takimit për synimin e njëjtë, por ai tha se në pamundësi që Kosova të marrë pjesë si vend i barabartë me të tjerët kjo nuk ka ndodhur.
Murati tha se kjo mbështetje bëhet me synim të ndihmës sado të vogël në procesin rikuperimit dhe ndërtimit për familjet e prekura nga tërmeti. /Paparaci.com/
