Të fundit

Ishte duke e fikur një zjarr, vdes një person në Viti

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ishte dërguar të hënën në qendrën emergjente në Viti, pasi i është keqësuar gjendja.

I njëjti ishte duke e fikur një zjarr fushor në momentin që i janë paraqitur probleme shëndetësore.

Policia ka treguar se viktima ishte pranuar ne emërgjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci