Të fundit

Haradinaj nderon heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci: Ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë shtatores së heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës dhe krah i fortë i lëvizjen për liri e pavarësi.

“Heronjtë e Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Fehmiu dhe Xheva, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar po ashtu edhe të rënët e tjerë dëshmorë të Brigadës 114.

“I kujtojmë me respektin më të thellë po ashtu bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Në këtë përvjetor, përulemi me nderim para veprës së tyre heroike. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit”, ka përfunduar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci