Të fundit

I dyshuari për plaçkitjen e shtëpisë së Sterling, ndodhet në arrati në Shqipëri

Njëri prej të dyshuarve kryesor për plaçkitjen e armatosur në shtëpinë e sulmuesit anglez, Raheem Sterling, ndodhet në arrati në Shqipëri.

E përditshmja angleze “The Sun”, ka raportuar sot se njëri prej të dyshuarve kryesor ka gjetur strehim në vendin e tij të lindjes në Shqipëri.

Sipas raportimeve, Henri Osmani, 44-vjeçar, ka hyrë në Shqipëri më 18 korrik të këtij viti.

Autoritetet angleze kanë filluar menjëherë bashkëpunimin me policinë shqiptare për kapjen e autorit, ndërkaq lidhur me këtë zhvillimi është deklaruar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla.

“Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend i fshehtë”, ka thënë ai për “The Sun” transmeton Paparaci.

Sterling ishte detyruar të kthehet nga Kupa e Botës më herët, për shkak të plaçkitjes së armatosur në shtëpinë e tij, ku dyshohet se janë marrë gjësende me vlerë rreth 300 mijë paund.

Policia britanike ka publikuar fotot e tre të dyshuarve shqiptarë: Henri Osmani, Alfred Isufi dhe Gerard Kalaja.

Treshja shqiptare janë të lidhur edhe me 33 plaçkitje tjera, që sipas llogaritjeve kanë përfituar jashtëligjshëm një shumë prej 1 milionë paundëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci