“Situata është duke u zier, a e kuptoni ju se serbët janë vrarë në Banjskë për të gjithë popullin në veri të Kosovës dhe për shenjtorët e Kosovës e Metohisë. Kisha mund të thotë çfarë të dojë, ti dhe unë. Kurti e bëri këtë, i bashkoi të gjithë serbët. Çfarë prisni më pas, që të ketë kolona si në Karabak, nuk do të ndodhë, edhe pse këtë e duan dhe e presin”, ka thënë presidenti serb në paraqitjen e mbrëmshme në televizionin serb RTS.
Duke folur për konfliktin në Banjskë, Vuçiq thotë se “nuk e di cila ishte ideja atë natë”, por se është i sigurt se serbët “kanë shkuar për të ruajtur shtëpitë e tyre dhe për t’u përgatitur për sulme të ardhshme”, transmeton Paparaci.
Megjithatë, ai ka thënë se prej një viti ka informacione se njerëzit po “përgatiten për rezistencë”.
“Ata ishin kundër heqjes së barrikadave dhe më fajësuan mua për këtë. Mendoj se kam shpëtuar qindra koka serbe. Por ju duhet të kuptoni se këta njerëz jetojnë një jetë tjetër. Ku dikush keqtrajton gratë dhe fëmijët e tyre çdo ditë, qëllon mbi fëmijët e tyre”, ka përdor Vuçiqi propagandën e tij të vjetër qysh nga koha kur i ka shërbyer kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviqit, dhe me këtë duke u përpjekur që në mënyrë të tërthortë t’i ikë përgjegjësisë për këtë sulm terrorist dhe fajin t’ua lë serbëve të Kosovës.
Pa dhënë detaje tjera, ai thotë se në periudhën e ardhshme do të kërkojë mekanizma dhe do të luftojë, por se është në pozitë të pamundur.
“Çfarëdo që të bëjë, nuk ka asnjë vendim të mirë për mua, ndërsa unë duhet ta marr, dikush duhet ta marrë”, ka pretenduar Vuçiqi.
Në përgjigje të konstatimit të gazetarit se ka gjithnjë e më shumë mbishkrime “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, Vuçiq ka thënë se “kjo është në përputhje me Rezolutën 1244, pra lejohet mundësia e kthimit deri në 1000 trupa”.
Nga ana tjetër, ai pohon se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka ndërmend ta miratojë atë.
“Ata duan të bëjnë presion mbi Serbinë për ta njohur formalisht ose jo formalisht Kosovën”. Kjo nuk do të ndodhë derisa unë jam president i Republikës. Këtë duhet ta dinë ata, jam betuar edhe para Kushtetutës së Serbisë edhe para Ungjillin e Mirosllavit”, ka pretenduar Vuçiq./Paparaci.com
