Të fundit

“Radojçiqi lëvizte me 5 badigardë e plot vetura” – Gashi tregon si lëvizte famëkeqi i veriut

Gazetari Kreshnik Gashi tha se Milan Radojçiq në rrugë është shfaqur si person i rrezikshëm.

Gashi tha se ai ka lëvizur me badigardë e me xhipa në rrugët e Mitrovicës.

“Është kujdes me qenë person i fuqishëm në atë zonë, është kujdes edhe me shfaq atë, ai është shfaq afër Vuçiqit, edhe në rrugë është shpërfaq si person i rrezikshëm. Nuk ka ecë vetë në rrugë, këta xhipat e blinduar kanë lëvizë edhe më herët në zonën e Mitrovicës ky ka pas badigardë, është kujdes me kallxu që ka fuqi shumë të madhe. Ka lëvizë me 5-10 dadigardë që janë njohur si badigardë të fortë dhe është kujdes që në zonën ku ka qenë ai mos me pas njerëz tjerë”, tha Gashi në T7

Ai tha se pasi ka arritur ta heqë fletëarrestin, Radojçiq është kthyer me një ceremoni.

“Policia i ka hek veturat në lagje, sepse ai ka hy, ka kërku”, u shpreh gazetari Gashi.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci