Të fundit

“Është përshëndet me grua, me nanë – pikë loti s’ka qitë” – vëllai rrëfen takimin e fundit para pushkatimit të Ferat Mujës

Vëllau ka rrëfyer për Paradoks me Vehbi Kajtazin për dënimin me vdekje për Ferat Mujën nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Ai për Paradoks ka rrëfyer momentet kur i vëllai u dënua nga shkalla e parë dhe e dytë e gjykatës së atëhershme me vdekje.

Muja thotë se vëllai i tij nuk ishte i frikësuar nga dënimi dhe nuk mbante shpresë se shkalla e dytë do ta përmirësonte gabimin e shkallës së parë.

“Jo nuk ka besuar. Ndërhyri Nikolla Lubiqiqi, Petër Graqanini. Miku i Kolës (Shirokës) e patë vra një serb, e nuk u dënua me vdekje.”, tha ai.

Pasi në shkallën e dytë iu vërtetua dënimi, ai qëndroi në burg për rreth 18-19 muaj.

“Ajo ngjarje e kanë çuar njëherë në Beograd në burg, 20 ditë, i kish pa thanë serbi, po më dhimbesh se nuk mundem me të ndihmua se ka hy politika. E ja vërtetojnë dënimin e njëjtë. Veç aq ka qenë i fortë atë natë, mos vet. Kur u përshëndetë me nënën, me mua, me gruan.”, tha Muja.

Ai rrëfen edhe 10 minutat e fundit më të vëllain për të cilin thotë se nuk ka qenë i frikësuar e as nuk ka qarë. I pyetur se çfarë iu tha në fjalët e fundit, ai u përgjigj.

“Mos u mërzitni, kurrëgjë. As s’ka kajtë as hiç. As nëna s’ka kajtë, pikë loti s’ka qitë”, tha Muja.

Dëgjoni rrëfimin e tij: 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci